← Faqja Kryesore

Info

Ky fjalor është rezultati i punës kolektive të pesë hapësirave artistike evropiane jofitimprurëse dhe kap përpjekjet e tyre për të rritur përshkueshmërinë e programit të tyre për njerëzit me nevoja të ndryshme. Këto përpjekje janë të lidhura me anti-aftësizmin, empatinë dhe durimin dhe tregojnë mënyra të shumta në të cilat arti dhe kultura mund të lëvizin drejt solidaritetit,mirëkuptimit, lidhjeve ndërpersonale dhe një mënyre të ndjeshme dhe kuptuese të ndërtimit të komunitetit. Fjalori është shkruar në një gjuhë të kuptueshme dhe është i destinuar kryesisht për punëtorët/et kulturorë/e që duan të zhvillojnë një program publik të  përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm në organizata jofitimprurëse si galeri arti, programe  artistësh në rezidencë, qendra komuniteti, hapësira të drejtuara nga artistët, ambiente ndërdisiplinore dhe kështu me radhë. Pikëpamjet dhe njohuritë në këtë libër janë specifike për vendin dhe kohën—ato pasqyrojnë aktivitete të mbajtura në Barcelona (Spanjë), Budapest (Hungari), Graz (Austria), Prishtinë (Kosovë) dhe Pragë (Republika Çeke) në vitet 2024 dhe 2025. Libri u botua në vitin 2025 në gjashtë gjuhë (Shqip, Anglisht, Çekisht, Hungarisht, Gjermanisht dhe Spanjisht), dhe përdorimi i tij i mëtejshëm është i mundur nën licencën Creative Commons. Libri mund të shkarkohet falas në versionin për printim në shtëpi, si libër elektronik, ose përmbajtja mund të shikohet drejtpërdrejt në këtë faqe interneti.

Redaktor
Iwo Maciak

Menaxher i projektit
Max Dvořák

Tekstet
Anton Lederer, Ajete Kërqeli, Tereza Stejskalová, Iwo Maciak, Clara Piazuelo, Alba Colomo, Rita Kálmán, Nikolett Erőss, Eszter Lázár

Lektorimi
Brian D. Vondrak

Dizajni dhe ilustrimi
Day Shift Office

(CC) 2025 Biennale Matter of Art, La Escocesa, OFF-Biennale, < rotor >, tranzit.cz, Shtatëmbëdhjetë (17)

Kjo punë është e licensuar nën Creative Commons (CC) Attribution-NonCommercial-ShareAlike 4.0 International. Mund të citoni, shpërndani dhe ta zhvilloni tutje këtë mateiral, për aq kohë sa i jepni meritat e duhura krijuesve, vetëm për qëllime jo-komerciale.

Botuar nga by tranzit.cz përbrenda projektit Art Space Unlimited. tranzit është nismë në fushën e artit bashkëkohor. Partneri kryesor i saj është ERSTE Foundation. Ky libër u botua me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Republikës Çeke, si pjesë e projektit Art Space Unlimited, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura janë vetëm të autorit/es(ëve/eve) dhe jo domosdoshmërisht paraqesin ato të Bashkimit Evropian dhe të EACEA. Bashkimi Evropian apo EACEA nuk mund të mbahen përgjegjës për to.

tranzit.cz
Dittrichova 337/13
120 00 Praga
CZ

www.tranzit.org
www.matterof.art

Newsletter

Logo EU